Sergio Ramos është mungesa e madhe e Spanjës në Euro 2020. Luis Enrique publikoi sot listën e lojtarëve të grumbulluar, teksa të gjithë janë befasuar nga fakti që nuk asnjë lojtar të Real Madrid prezent.
Trajneri i kombëtares iberike sqaron edhe vendimin e tij, duke e lidhur gjithçka me dëmtimet. Kapiteni i “Los Blancos” qëndron jashtë për shkak të një dëmtimi, nga i cili pritet të rikuperohet javën e ardhshme.
“Asnjë lojtar i Realit? Është e mundur kur lojtarë si Sergio Ramos apo Dani Carvajal janë të dëmtuar. Pavarësisht kësaj, unë nuk mund të përzgjedh lojtarët duke u bazuar te fakti nëse mërziten njerëzit apo jo“, deklaroi trajneri i Spanjës. /abcnews.al