Juventus-Inter do të luhet pa tifozë të dielën në mbrëmje. Zikaltrit e Antonio Contes nuk luajtën në fundjavën e kaluar, katër ndeshje të Serie A u pezulluan prej koronavirusit dhe vjen më mirë fizikisht për duelin e titullit.
Samir Handanovic po bën maksimumin për të qenë gati për ndeshjen e rëndësishme dhe në Milano janë shumë optimistë. Gazzetta dello Sport raporton se i ka kaluar problemet në gishtin e vogël të dorës së majtë.
Sot edhe nesër do të kryhen disa kontrolle shtesë për gjendjen e tij, që do të konfirmojnë rikuperimin e tij për sfidën ndaj bardhezinjve të Sarrit. Kapiteni slloven nuk ka nisur ende punën me top dhe të premten do të rikthehet në stërvitje. /abcnews.al