Mungojnë komisionerët në Elbasan, sqaron LSI: KZAZ nuk u ka dërguar emërimin

schedule08:09 - 25 Prill, 2021

schedule 08:09 - 25 Prill, 2021

Në qendrën e votimit numër 2351, në Elbasan ende nuk ka nisur procesi i votimit.

Mësohet se shkak për këtë është bërë ndërrimi i komisionerëve dhe mungesa e njërit prej tyre.

Ndërkohë një reagim ka ardhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim e cila sqaron se në total janë 13 qendra votimi në të 4 KZAZ në Elbasan, ndërsa komisionerët e LSI-së janë në qendrat e votimit, por sipas deklaratës janë në pritje që KZAZ t’ju çojë emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimi siç është vepruar me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

Duke marrë shkas nga disa lajme për komisionerët e LSI në Elbasan, sqarojmë se janë në total 13 qendra votimi në të 4 KZAZ-të e Elbasanit.

Komisionerët e LSI janë në qendrat votimit por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS dhe PD.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!