Mirlind Daku mungon në listën e shpallur nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes dhe ky fakt ka krijuar polemika të shumta në Kosovë, ku gazetarë të shumtë dhe tifozët kanë kritikuar këtë vendim të trajnerit.
Daku ka shënuar 26 gola në këtë edicion me Ballkanin në Superligë, por kaq nuk ka mjaftuar për të bindur Challandes. Pas gjithë polemikave ka reaguar vëtë Daku.
Ai shprehet se mendon se e meriton grumbullimin në kombëtare për tre ndeshjet e ardhshme, por nuk ka kundërshtime ndaj trajnerit. Sulmuesi shprehet se do punojë akoma më shumë për të bindur trajnerin ta grumbullojë në rastin më të afërt.
POSTIMI – Të dashur tifozë të futbollit të ekipit kombëtar! Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme dhe jam mirënjohës për vlerësimin. E ndjej obiligim të ju drejtohem pas shumë polemikave në lidhje me mos ftesën nga trajneri Bernard Challandes.
Unë gjithmonë e jap maksimumin në fushë dhe mundohem t’i ndihmojë ekipit por në fund përzgjedhësi është personi kompentent që vlerëson se cili lojtar duhet të ftohet te kombëtarja. Me formën që kam treguar mendoj se e kam merituar ftesën, por kjo nuk do të thotë që e kundërshtoj vendimin e përzgjedhësit Challandes, përkundrazi e respektoj atë dhe e falënderojë që ma dha mundësinë të isha aty në grumbullimin e kaluar.
Ju premtoje, se do të punoje edhe më shumë që në të ardhmen të arrije objektivat personal dhe të klubit tim, dhe herën tjetër t’ia ndryshojë mendjën përzgjedhësit Challandes. Me respekt, Mirlind Daku! /abcnews.al