Kim Jong- Un, diktatori i Koresë së Veriut është në rrezik të madh për jetën pasi ka kryer një operacion.
Siç transmeton CNN, inteligjenca amerikane është duke e monitoruar Kim Jong- Un për shkak se ky i fundit nuk është shfaqur më në publik, madje ai nuk u shfaq as në ceremonitë në vendin e tij për ditën më të rëndësishme të vitit, 15 prillin, ditëlindjen e tij.
Deri tani një burim për inteligjencën amerikane ka konfirmuar se Kim Jong- Un ka kryer ndërhyrje në sistemin kardiovaskular, për shkak të duhanpirjes, obezitetit dhe punës së tepërt.
Ai po trajtohet në një vilë në Hyangsan. E njëjta gjë ndodhi edhe në 2014 kur Kim Jong- Un u zhduk për 1 muaj dhe inteligjenca koreano- jugore tregoi se kishte hoqi një cist nga gjuri.
Korea e Jugut, në një deklaratë për gazetarët tha se ata nuk kanë asgjë për të konfirmuar në raport në lidhje me shëndetin e Ki.
Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë dhënë asnjë koment.
Kim u shfaq për herë të fundit në mediat shtetërore të Koresë së Veriut më 11 Prill.
Përveç shqetësimeve të shëndetit të Kim, marrëdhënia SHBA-Kore ka shqetësuar zyrtarët amerikanë, thonë burimet për CNN.
Të hënën, Presidenti Donald Trump tha që të dy vendet kanë një “marrëdhënie të shkëlqyer”, por shtoi se ai dëshiron që ata të paguajnë më shumë për praninë e SHBA në vend.
Të dy vendet kanë humbur afate të shumta për ato negociata. Dhe tani janë penguar për shkak të pandemisë së koronavirusit./abcnews.al