Mungesë mjekësh në Tepelenë, pneumonologu apel specialistëve të rinj: Kthehuni në vendlindje

schedule10:55 - 8 Nëntor, 2020

schedule 10:55 - 8 Nëntor, 2020

Pandemia Covid 19 është një ndër situatat më të vështira që ndodhet vendi ynë dhe e gjithë bota. Spitalet janë dhe institucionet e para që përballen me një vështirësi të tillë, ku një ndër to është edhe spitali i Tepelenës.

Mjeku pneumonolog Dr.Shahin Mece, është shprehur se rastet aktuale me Covid po kurohen në kushte shtëpie nga ana e strukturave të spitalit.

“Edhe në spitalin e Tepelenës ka raste me Covid të cilët jemi munduar që ti trajtojmë duke u dhënë ndihmën e parë dhe në raste te tjera duke i mjekuar sipas protokollit të mjekimin ndërsa rastet e tjera i kemi nisur drejt spitaleve Covid. Kemi trajtuar disa raste me pneumonira bilaterale tipike të Covid”, është shprehur mjeku.

Ndërkohë në spitalin bashkiak Përparim Tepelena në qytetin e Tepelenës ka mungesë të mjekëve specialiste.

Sipas mjekut Meçe ndihet mungesa në personel tek pavionet e kardiologjisë,radiologjisë dhe kirurgjise. Mece në lidhje me pacientet qe vuajnë nga raste emergjente dërgohen për mjekime me të specializuara pranë spitalit Omer Nishani si dhe në Tirane.

Mjekët specialistë janë të pakët, jemi ndihmuar në këtë kohë nga mjekët që vijnë për specializim që vijnë nga Gjirokastra ndërsa në spital ka vetëm 4 mjekë specialistë.Shqetësim tjetër është edhe mungesa e radiologjisë, pasi ne kemi dhe të sëmurë që e kanë të domosdoshëm një ekzaminim të tillë. Largësia është një tjetër problem për pacientët e sëmurë, që për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura duke i rekomanduar pacientët të ikin në Gjirokastër. Gjithahstu problem është dhe moskthimi i mjekëve të rinj të cilët ose qëndrojnë në Tiranë ose ikin jashtë”, ka thënë ndër të tjera mjeku.

Gjithashtu mjeku Mece u ka bërë thirrje këtyre të fundit të vijnë në qytetin e tyre për t’i shërbyer dhe për të dhënë kontributin e tyre në dobi të këtij komuniteti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!