Mungesë e madhe për Ancelotti, “ylli” i Real Madrid humbet finalen e Champions League

schedule16:36 - 20 Maj, 2024

schedule 16:36 - 20 Maj, 2024

Aurelian Tchouameni nuk ia del dot. Mesfushori francez pësoi një frakturë në gjysmëfinalet e Champions League përballë Bayern Munich, duke humbur kështu finalen e madhe të 1 qershorit, pavarësisht se fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u kuruar nga një specialist.

Tashmë objektivi i vetëm i “shkatërruesit” francez është Kampionati Evropian i futbollit, me “Gjelat” e Francës, teksa tekniku i dy herë kampionëve të botës, Didier Deschamps do të ketë kohë deri në datën 7 qershor për listën zyrtare të Kombëtares.

Deri më tani strategu i Francës duket optimist në lidhje me rikuperimin e “Galaktikut” dhe vetë Tchouameni ka kohë të mjaftueshme në dispozicion për t’u rikuperuar qetësisht dhe pa nxitur për Euro 2024, që do të organizohet në Gjermani në periudhën 14 qershor-14 korrik. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!