Komisioni Evropian ka publikuar kontratën me prodhuesin e ilaçeve AstraZeneca për vaksinën e Covid, ndërkohë që kanë mosmarrëveshjeje për furnizimet.
Ky vendim erdhi disa orë pasi Presidentja e KE, Ursula von der Leyen rriti presionin mbi kompaninë në lidhje me vendimin e saj për të ulur furnizimet në BE.
Kontrata e nënshkruar në gusht përmban”urdhra të detyrueshëm”, tha ajo për radion gjermane dhe bëri thirrje për një shpjegim. Vaksina pritet të miratohet nga rregullatori i ilaçeve i BE më vonë.
Key part of the contract on what the EU and #AstraZeneca are at odds over – the ‘Best Reasonable Efforts’ clause.
AZ says it’s not binding on the numbers of the vaccines, instead it’s based on best efforts.
EU says it is binding pic.twitter.com/pcaebpsczB
— Gavin Lee (@GavinLeeBBC) January 29, 2021
Marrëveshja e gushtit ishte për 300 milion doza për Bashkimin Europian që do të dorëzohen pas miratimit të rregullatorit, me një mundësi për 100 milion më shumë më vonë.
Por burimet e BE thonë se ata tani presin të marrin vetëm rreth një të katërtën e 100 milion vaksinave që ata prisnin të merrnin deri në mars, një mungesë prej rreth 75 milion dozash.
AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë në fabrikat e saj në Holandë dhe Belgjikë.
BE vendosi të publikojë kontratën, me marrëveshjen e AstraZeneca, duke u përpjekur që të mbështesë argumentin e saj se kompania po mban zotimet e saj.
Shumë pjesë të kontratës së botuar janë redaktuar, për të mbrojtur informacione të ndjeshme. /abcnews.al