Mungesat e shumta, Challandes fton te Kosova edhe lojtarin e Superiores

schedule14:57 - 4 Shtator, 2020

schedule 14:57 - 4 Shtator, 2020

Rron Broja dhe Armend Thaçi do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen kundër Greqisë. FFK e ka konfirmuar diçka të tillë përmes një komunikate në uebsajtin zyrtar, ndërkohë që trajnerit Bernard Challandes nuk do të ketë në dispozicion gjashtë futbollistë të rëndësishëm.

 

NJOFTIMI – “Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar në Kombëtare edhe dy futbollistë: Rron Brojën nga KF Partizani dhe Armend Thaçin nga FC Ballkani, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në hotel Emerald, pasi për ndeshjen kundër Greqisë do të mungojnë Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala,

Gjatë ditës së sotme ekspedita e Kombëtares do t’i kryejë sërish testet për Covid-19, derisa në orën 16:00 do ta mbajë stërvitjen e radhës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ngase në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e kombëtareve U21, Kosovë – Angli, në orën 19:00”, njofton FFK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!