Mungesa, rikthime e risi: Publikohet lista e Shqipërisë për miqësoret

schedule10:54 - 26 Maj, 2021

schedule 10:54 - 26 Maj, 2021

Shqipëria do të luajë kundër Uellsit (5 qershor) dhe Çekisë (8 qershor) dy miqësore dhe trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë të shohë kuqezinjtë në aksion.

Italiani ka dalë sot në konferencë për shtyp në Durrës dhe ka zbuluar edhe listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për këto duele. Ka disa ndryshime në listë, teksa bien në sy nga Superiorja portierët Alen Sherri e Romeo Harizaj.

Në mbrojtje rikthehet Lorenc Trashi, ndërkohë që mungojnë emra si Dermaku, Mitaj e Hoxhallari, të cilët ishin në ndeshjet e fundit. Rikthim edhe për Amir Abrashin, Taulant Seferin e Bekim Balajn, kurse jashtë është Uzuni, i cili në javët e fundit as Ferencvaros nuk e aktivizoi për shkak të sezonit të gjatë e të lodhshëm. /abcnews.al

LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET ME ÇEKINË DHE UELLSIN

PORTIERË: Etrit Berisha, Alen Sherri, Gentian Selmani, Romeo Harizaj

MBROJTËS: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Albi Doka, Arlind Ajeti, Lorenc Trashi

MESFUSHORË: Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Odise Roshi, Keidi Bare, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Endri Çekiçi

SULMUES: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Taulant Seferi, Rey Manaj, Bekim Balaj

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!