Mungesa e ujit makth për Europën, paralajmërojnë ekspertët: Pritet një tjetër verë me thatësirë intensive

schedule11:08 - 5 Qershor, 2023

schedule 11:08 - 5 Qershor, 2023

Ekspertët kanë paralajmëruar një tjetër krize serioze të mungesës së ujit në Europë, duke theksuar se pritet një tjetër verë e thatë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Burimet ujore të Europës po shterohen gjithnjë e më shumë për shkak të krizës klimatike, dhe temperaturave  të dimrit të kaluar.

Nivelet e rezervuarëve në vendet mesdhetare si Italia kanë rënë javët e fundit në nivele që  zakonisht ndodhin gjatë valëve të të nxehtit në verë, duke kërcënuar të korrat, ndërkohë që mungesa e ujit ka shkaktuar probleme edhe në vende të tjera të Europës Jugore me protesta që kanë shpërthyer për mungesën e ujit në Francë dhe Spanjë.

Dhe e gjithë kjo ndërkohë që temperaturat pritet të rriten në verë, me shumë frikë nga përkeqësimi i mëtejshëm i problemit të mungesës së ujit në Europë, raporton abcnews.al.

Të dhënat satelitore të analizuara në fillim të këtij viti nga studiuesit në Universitetin e Gracit në Austri zbuluan se thatësira po prek Evropën në një shkallë shumë më të madhe se sa pritej.

Sipas studiuesve, Europa përjetoi verën e saj më të nxehtë të regjistruar vitin e kaluar dhe thatësira e madhe u vlerësua të ishte më e keqja që goditi të paktën Kontinentin e Vjetër në pesë shekuj.

Siç theksuan për CNBC studiuesit në Universitetin e Gracit, Europa ka vuajtur për pesë vjet, që nga viti 2018  nga një thatësirë ​​e rëndë, efektet e së cilës u bënë veçanërisht të qarta vitin e kaluar, kur ulja e niveleve të ujit shkaktoi kërdi në energjinë dhe prodhimin e ushqimit.

“Deri para disa vitesh, as që do ta imagjinoja që uji do të ishte problem këtu në Europë, veçanërisht në Gjermani apo Austri”, tha autori kryesor i studimit, Torste Meyer Gür. “Ne kemi vërtet probleme me furnizimin me ujë, duhet të mendojmë për këtë,” shtoi ai.

Në fillim të këtij viti, Monitoruesi Europian për Thatësirën paralajmëroi në një raport të posaçëm se kushtet e dimrit të vonë ishin të ngjashme me ato të vitit të kaluar, kur temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve rezultuan në një thatësirë ​​të zgjatur që preku pjesën më të madhe të Eiropës.

Të dhënat më të fundit të disponueshme tregojnë për kushte alarmante të thatësirës për më shumë se një të katërtën e vendeve anëtare të BE-së, me 8% të zonës tashmë në alarm ndaj thatësirës, raporton abcnews.al.

Parashikimi për pjesë të mëdha të Europës këtë verë nuk është aq i tmerrshëm sa një vit më parë, pasi reshjet e dendura në Europën Jugore në javët e fundit kanë ndihmuar në mbushjen e rezervuarëve të ujit dhe përmirësimin e lagështisë së tokës, tha Samantha Burgess, zëvendës drejtore e Agjencisë së Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

Ajo, megjithatë, theksoi se toka është ende shumë e thatë në zona të mëdha të Europës veriore dhe në vendet në jug, duke përfshirë Spanjën, Portugalinë dhe Francën, ndërsa disa studiues kanë frikë se një verë tjetër e thatë po e pret Europën.

Nga ana tjetër, studiuesja e klimës në Universitetin e Gracit në Austri, Chloe Brimikompt theksoi se megjithëse mungesa e ujit është një problem veçanërisht i mprehtë për Europën Jugore, as Evropa Qendrore dhe as ajo Perëndimore nuk janë mjaftueshëm të përgatitura dhe mund të preken në vitet e ardhshme në njejtën mënyrë.

Europa duhet të kuptojë se është e prekur nga ndryshimet klimatike dhe jo vetëm duhet të ndihmojë hemisferën jugore, duke ndërmarrë masa efikase.

/abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!