Mungesa e titullit sjell shkarkimin e Contes, pasardhësi një tjetër juventin

schedule15:37 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 15:37 - 11 Dhjetor, 2020

Interi dështoi në Champions League, e mbylli grupin B në vend të fundit dhe tani është fokusuar te kampionati. Titulli është detyrim për Antonio Conten, edhe pse gara në Serie A do të jetë e fortë deri në fund.

“Curva Nord”, grupi kryesor ultras që mbështet zikaltrit, doli me një komunikatë ditën e djeshme, duke deklaruar se do vazhdojnë të mbështesin skuadrën e zemrës, teksa llogaritë duhen bërë në fund të sezonit.

 

Max Allegri

Drejtuesit duan titullin, kusht që duhet të plotësohet nga trajneri për të vijuar të jetë pjesë e Interit. Nëse Lukaku me shokë nuk shpallen kampionë Italie, Conte do të shkarkohej. Pasardhësi? Atë e zbulon La Stampa.

Flasim për Max Allegrin, ish-trajnerin e Juventusit dhe Milanit. 53-vjeçari qëndron pushim prej majit të vitit 2019 dhe Interi do të ishte një destinacion super për trajnerin nga Liverno. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!