Mungesa e ndihmave dhe karburantit në Gaza, OKB paralajmëron për pasoja apokaliptike

schedule14:04 - 19 Maj, 2024

schedule 14:04 - 19 Maj, 2024

Shefi i ndihmës i OKB-së ka paralajmëruar për pasojat ‘apokaliptike’ të mungesës së ndihmave dhe karburantit në Gaza.

“Nëse mbaron karburanti, ndihma nuk do të arrijë te njerëzit në nevojë, vuajtja nga uria për të cilën kemi folur kaq gjatë do të ndodhë së shpejti.

Dhe mendoj se shqetësimi ynë, si qytetarë të komunitetit ndërkombëtar, është se do të këtë pasoja vërtet të rënda.

E vështirë, e vështirë dhe apokaliptike”, tha ai.

Griffith, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente, tha se rreth 50 kamionë ndihma në ditë mund të arrijnë në veriun më të goditur të Gazës përmes kalimit të rihapur Erez.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!