Për shkak të mungesës së një pjese të madhe të kontrollorëve të trafikut ajror, fluturimet e parashikuar a për në Rinas gjatë ditës së sotme janë pezulluar deri në 14:00.
Aeroporti “Nënë Tereza” nuk ka njoftime për pezullim të fluturimeve pas orës 14:00. Kujtojmë se të paktën 24 kontrollorë të trafikut ajror janë shoqëruar në polici. Katër të tjerë janë liruar paraditen e së enjtes.
Pasi ata shpallën paaftësinë e përkohshme me argumentin se janë të stresuar, fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” u pezulluan. Deri tani, asnjë urdhër arresti nuk është prerë për asnjë prej kontrollorëve.
Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania Albcontrol bëri ndaj organizatorëve. Ndërsa Prokuroria nisi hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës. sb/abcnews.al/