Mungesa e kapitenit legjendar në “Air Albania”, ja pse Cana nuk mori pjesë

schedule09:30 - 11 Janar, 2020

schedule 09:30 - 11 Janar, 2020

Një ndër mungesat që ra në sy në evenimentin e bamirësisë që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në “Air Albania Stadium” ishte Lorik Cana. Ish-kapiteni legjendar i kombëtares ishte programuar të zbriste në fushë, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Mungesa ka qenë e justifikuar dhe gjithçka lidhet me shkaqe familjare. Loriku po pret të bëhet baba për herë të dytë dhe i ka lajmëruar organizatorët e SFPSH dhe FSHF ditë më parë se nuk mund të ishte i pranishëm në Tiranë për këtë turne solidariteti.

Familja Cana ka një djalë dhe ai quhet Bojken, teksa Monika, gruaja e Lorikut është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe Bojkeni do të bëhet së shpejti me një vëlla ose motër. /abcnews.al

 

Familja Cana: Loriku, Bojkeni dhe Monika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!