Mundja shqiptare po nxjerr një tjetër brez të talentuar sportistësh. Ekipi kombëtar I të rinjve arriti sukses të rëndësishëm në kampionatin ballkanik
Në Ballkan mbetemi të fortë.
Mundja shqiptare, edhe pse nuk ka më një Elis Guri apo Sahit Prizreni, mbetet një nga më të mirat e gadishullit, siç e tregoi edhe në konkurrimin mes vendeve të rajonit.
Pesë medalje në Kampionatin Ballkanik për të rinj që po zhvillohet në Bursë të Turqisë, nga të cilat dy të arta.
Kampionët e Ballkanit janë Eriglend Prizreni dhe Paris Karepi.
Përveç tyre, pati edhe tre vende të treta, pra medalje bronzi.
Ato u fituan nga Kevin Kupi, Hans Mara dhe Boris Frrokaj.
Kombëtarja shqiptare pati sukses në konkurrimin e saj, edhe në mundjen e lirë, dhe në atë klasike, apo siç njihet ndryshe, greko-romake.
Presidenti I Federatës, Biba, dhe sekretari I saj I përgjithshëm, Spahiu, vlerësojnë se ky sukses I madh u arrit falë punës së vetë sportistëve, por padyshim edhe të trajnerëve Ermal Kryeziu dhe Ilir Cani.
Në të kaluarën, mundja shqiptare ka arritur triumfe të rëndësishëm, duke marrë medalje në kampionatet botërore dhe europianë për të rritur, falë dy sportistëve më të shquar të viteve të fundit, pikërisht Elis Gurit dhe Sahit Prizrenit.
Mundja shqiptare fiton 5 medalje në Ballkaniadën për të rinj në Turqi
schedule15:49 - 29 Tetor, 2017
schedule 15:49 - 29 Tetor, 2017