Mundja krah futbollit, Biba: Propozim me hile aktuali, ka vetëm një zgjidhje

schedule12:15 - 4 Tetor, 2020

schedule 12:15 - 4 Tetor, 2020

Martin Biba, presidenti i Federatës së Mundjes, ka dalë hapur në krah të Ligës Profesioniste të Futbollist dhe FSHF-së, në lidhje me kërkesat e bëra për Ligjin e Sponsorizimit. Në një deklaratë të dhënë, ai thekson se ai ligj duhet të miratohet me çdo kusht.

Në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport”, Biba mbështet bojkotin që po bën Superiorja dhe pranon se edhe ata nuk do të zhvillojnë asnjë garë pa u zgjidhur kjo problematikë e madhe për sportin. Qeveria para pak kohësh e ndryshoi Ligjin e Sponsorizimit, por në komunitetin e sportit mendohet se nuk është i duhuri.

“Nuk jemi aspak të kënaqur me formulën e re, pasi është një propozim me shumë hile. Është një gropë e madhe e krijuar me hile dhe që lë vend për shumë paqartësi. E vetmja zgjidhje për ne është 30% e tatimit të fitimit dhe të fillojë gradualisht.

Nëse nga tatim fitimi i biznesit do të marrim 30%, sigurisht që sporti do të çlirohet dhe do të fillojë të marrë frymë. Biznesi aktualisht nuk është i gatshëm për të hedhur lekë në sport edhe nëse do t’i zbriten nga tatimet. Por fillimisht duhet të bëhet ligji, ndërsa më pas ne na duhet shumë punë për të lobuar për afrimin e kompanive”, ka thënë Biba mes të tjerash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!