Mundësi të reja, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

schedule07:01 - 28 Shtator, 2020

schedule 07:01 - 28 Shtator, 2020

Dashi

Një telefonatë nga dikush që i përket të shkuarës do t’ju trazojë. Duhet që të flisni me miqtë dhe të shpreheni për mënyrën si ndiheni.

Demi

Dikush që ka kaluar një situatë të vështirë mund t’ju telefonojë. Mund ta ftoni në rrethin tuaj shoqëror dhe të kaloni kohë sëbashku. Do të merrni informacione të rëndësishme ditën e sotme.

Binjakët

Do të rrethoheni nga shumë njerëz këtë periudhë. Nëse jeni në një lidhje, do t’ju kalojnë në kokë mendime të trazuar. Megjithatë nuk duhet që të shqetësoheni shumë sepse do t’ia kaloni mirë.

Gaforrja

Do të shpenzoni kohë me dikë që nuk ndihet mirë. Do të jeni të aftë dhe do ta përmirësoni gjendjen e tyre. Por tregohuni të kujdesshëm dhe të kufizuar për mënyrën si shpreheni.

Luani

Sot do të shihni brenda vetes. Do kujtoni të mirat e mbledhjeve familjare. Shumë shpejt do të nisni procesin e shërimit nga disa trauma që keni kaluar.

Virgjëresha

Do të shijosh diskutimet dhe idetë e ndara në një grup. Pavarësisht se nuk do të flisni shumë, përsëri do t’i kushtoni shumë rëndësi këtij grupi.

Peshorja

Teksa duket se fundi i një cikli po afron, një udhëtim i ri rigjenerimi nis. Pozicioni i yjeve parashikon shumë pozitivitet në rrugëtimin tënd.

Akrepi

Mos ndoshta jeni duke planifikuar për një udhëtim? Jeni energjikë, entuziastë si dhe plot dëshirë për mundësi të reja.

Shigjetari

Instinkti dhe vendosmëria do t’ju bëjnë të vazhdoni përpara me planet tuaja. Mos u nxitoni pa u konsultuar me një person, mendimet e të cilit janë shumë të rëndësishme për ju.

Bricjapi

Sot, dikush inteligjent dhe që merret me drejtësi, edukim apo ekonomi do t’ju tërheqë vëmendjen. Këto biseda do të prekin çështje të thella që do t’ju ndihmojnë të qartësoni idetë.

Ujori

Do të jetë ditë e qetë. Do të reflektoni mbi arritjet tuaja dhe do kaloni kohë me familjen.

Peshqit

Emocione dhe pasion mes jush dhe partnerit. Një takim i rastësishëm jo vetëm do ju afrojë, por edhe do ju zgjojë dëshira. Megjithatë mos u nxitoni. Partnerin mund ta zërë ankthi nga të gjitha këto./abcnews.al