Mundësi të reja, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

schedule07:03 - 28 Tetor, 2020

schedule 07:03 - 28 Tetor, 2020

Dashi

Do tu gjeni përgjigjen disa pyetjeve, dhe papritur do të nxirrni një shumë parash ose do të përfundoni një traktativë bisnesi e cila mund të rrisë të ardhurat tuaja. Jeta në çift e kënaqshme.

Demi

Fati do të jetë në dorën tuaj por nëqoftë se edhe ju do të dini të lëvizni me mprehtësi dhe zgjuarsi sipas disa strategjive, të paktën nëse keni aktivetet të pavarur profesional.

Binjakët

Në qoftë se dikush tenton t’ju pengojë, tregohuni të zgjuar dhe të vendosur, bëni gjithçka me qetësi dhe gjithçka do të shkojë mirë. Duket disi më e komplikuar fusha sentimentale.

Gaforrja

Gjeometritë yjore ju favorizojnë. Keni një imagjinatë që është për tu adhuruar, por vlen të theksohet se ruani me po aq fanatizëm edhe aspektin praktik të gjërave. Një takim magjik do të rihapë portat e zemrës.

Luani

Profesionalisht po rilindin disa kontraste të pazgjidhura më parë, duke vënë në dukje vështirësinë e dialogut me disa persona. Ndjenjat janë të thella, por nuk ndjeheni i vlerësuar nga partneri.

Virgjëresha

Shumë pozitive dhe e kënaqshëm është ana profesionale dhe financiare. Marsi nxjerr në pah hiret tuaja, ndërsa Hëna e favorshme, shton numrin e adhuruesve që ju vijnë rrotull.

Peshorja

Do të gjeni zgjidhjen e një problemi praktik, ndoshta nga ana financiare, që do të sjellë harmoni edhe në shtëpinë tuaj. Afërdita garanton atmosferë shumë të këndshme në dashuri.

Akrepi

Asgjë nuk do t’ju duket e lehtë dhe e thjeshtë sot, duke filluar që nga mardhëniet shoqërore. Në qoftë se keni një lidhje sentimentale është mirë të dyfishoni vëmendjen tuaj ndaj partnerit.

Shigjetari

Në punë mund t’ju qëllojë një rast mjaf i mirë për tu vlerësuar me maturi. Yjet nxisin kuriozitetin tuaj duke iu shtyrë në interesa të reja, ju bëjnë të disponueshëm për takime të reja.

Bricjapi

Një ditë plot kontraste në planetesh në shenjën tuaj, do të bëjë që edhe ju vetë të jeni shpesh kontradiktorë në marrjen e vendimeve. Ruajtja e qetësisë është vërtet një imperativ.

Ujori

Është një periudhë e artë dhe në këtë aspekt nuk përjashtohen edhe këto ditë të vjeshte. Në punë nuk do t’ju mungojnë idetë, projektet, intuita dhe ai fat aq i madh që ndihmon të guximshmit.

Peshqit

Do të tregoni entuziazëm të madh në punë, duke dhënë plotësisht veten tuaj, duke treguar zotësinë dhe talentin që nuk ju mungon. Një mbrëmje e këndshme me miqtë është ajo që do të mbyllë ditën./abcnews.al