Lazio do të jetë pa Ciro Immobilen dhe Felipe Caicedon në takimin kundër Milanit këtë fundjavë, pasi janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Të dy futbollistët u ndëshkuan me karton të verdhë në takimin e shkuar dhe grumbulluan nga 5 kartonë të verdhë.
Dy sulmuesit do të humbasin sfidën në transfertë kundër Milanit, e vlefshme për Serie A që do të luhet të dielën dhe Lazio, ka mbetur pa sulmues.
Një mundësi e mirë për Milanin që ta shfrytëzojë për të arritur te suksesi, pasi në sfidën e shkuar kundër SPAL, ishin zhgënjyes, duke marrë një barazim 2-2 vetëm në sekondat e fundit, edhe atë falë një autogoli./abcnews.al
#Lazio will be without Ciro Immobile & Felipe Caicedo vs #ACMilan after they were banned by the Disciplinary Commission https://t.co/GM43QAbWXf #LazioMilan #SerieA pic.twitter.com/WsnQ02QZwY
— footballitalia (@footballitalia) July 2, 2020