Marco Zoni, flautisti i parë i Orkestrës në La Scala, Salvatore Lombardi, President i Shoqatës Flautiste Italiane dhe flautistja Ledina Çobani, kanë folur këtë të enjte në “ABC e Mëngjesit” për aktivitetin e krijuar për të gjithë flautistët dhe studentët në Shqipëri.
Ata kanë ndarë detaje nga ky projekt, duke theksuar interesin e madh që kanë pasur pjesëmarrësit shqiptar.
“Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur se këtu kam miq të rëndësishëm, të cilët i kam njohur këtu siç është Ledina. Po flauti është një nga instrumentat më antik dhe shumë i përhapur dhe tingulli i tij është shumë natyral. Tregohet që tingujt e parë përftoheshin nëpërmjet erës që frynte nga oxhaqet dhe njerëzit primitiv e artitektuar për të krijuar këtë instrument. Është një instrument shumë i përhapur dhe shumë i lidhur me traditat”, tha Marco.
“Studentët ishin shumë të interesuar, ishin shumë të sjellshëm, shumë të dashur, duke nisur nga rektori i Universitetit dhe deri te studentët që morën pjesë. Ishte diçka shumë e këndshme. Studentët, djemtë të rinj ishin shumë të interesuar për të mësuar”, u shpreh Salvatore./abcnews.al