Ndeshja e javës së shtatë mes “Monza” dhe “Juventusit” ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase duke zhytyr në krizë të thellë bardhezinjtë.
Suksesi u komentua nga trajneri i përkohshëm i klubit Raffaele Palladino, shkruan abcnews.al.
“E plotësuam ëndrrën tonë, fitoren e parë në Serie A! Kam pesë ditë që jam këtu, ende nuk kam arritur të bëj asgjë, kjo është meritë e lojtarëve, vetëm e lojtarëve. Berluskoni më ka thirrur tashmë. ai është i emocionuar, nuk mund ta besojë. Galliani shpërtheu në lot”, citon fjalët Palladino për La Gazzetta dello Sport. /abcnews.al/