Mund t’ju marrë jetën në pak sekonda, çfarë është “Anafilaksia”?

schedule13:53 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 13:53 - 8 Dhjetor, 2022

Anafilaksia është një reaksion alergjik i rëndë, potencialisht kërcënues për jetën.

Mund të ndodhë brenda disa sekondave ose minutave pas ekspozimit ndaj diçkaje që mund të jeni alergjik, të tilla si kikirikët, pickimi i insekteve, etj.

Simptomat
Simptomat zakonisht ndodhin brenda disa sekondave ose minutave pas ekspozimit ndaj një alergjeni. Ndonjëherë, megjithatë, anafilaksia mund të ndodhë gjysmë ore ose më gjatë pas ekspozimit dhe rrallë mund të vonohet për orë të tëra. Shenjat dhe simptomat përfshijnë:
• Reaksione të lëkurës (urtikarie, kruajtje, lëkurë të skuqur ose të zbehtë)
• Presion i ulët i gjakut
• Shtrëngimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe gjuha ose fyti i fryrë
• Puls i dobët dhe i shpejtë
• Nauze, të vjella ose diarre

• Marramendje ose të fikët

Shkaqet

Sistemi imunitar prodhon antitrupa që mbrojnë kundër substancave të huaja. Kjo është e mirë kur një substancë e huaj është e dëmshme, siç janë bakteret ose viruset e caktuara. Por sistemi imunitar i disa personave reagon ndaj substancave që normalisht nuk shkaktojnë një reaksion alergjik.

Shkaktarët më të zakonshëm të anafilaksisë tek fëmijët janë alergjitë ushqimore, të tilla si kikirikët, arrat, peshku, butakët, gruri, soja, susami dhe qumështi. Përveç elementëve të sipërpërmendur nxitësit e anafilaksisë te të rriturit përfshijnë:

• Disa medikamente, si antibiotikët, aspirina dhe qetësues të tjerë, kontrasti intravenoz i përdorur në disa teste imazherike
• Pickimet nga bletët, grerëzat, arrëzat dhe milingonat e kuqe

• Lateksi

Kur të shkoj te mjeku?
Kërkoni ndihmë mjekësore urgjente nëse ju ose dikush tjetër ka një reaksion të rëndë alergjik. Mos prisni të shihni nëse simptomat largohen.

Diagnoza dhe menaxhimi afatgjatë i anafilaksisë janë të komplikuara, ndaj duhet të konsultoheni me një mjek të specializuar në alergji dhe imunologji.

Komplikimet
Një reaksion anafilaktik mund të jetë kërcënues për jetën – mund të ndalojë frymëmarrjen ose rrahjet e zemrës.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan