Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, mund të largohet me parametra zero sezonin e ardhshëm nga napolitanët, pasi është futur në 12 muajt e fundit të kontratës së tij. Milik shënoi në takimin kundër Hellas Verona, të cilin Napoli e fitoi me rezultatin 0-2.
Ky ishte goli i 13-të i bomberit polak këtë sezon me fanellën napolitane dhe trajneri Gattuso, është një admirues i tij. Vetë strategu italian tha për sulmuesin:
“Ai e di çfarë respekti kam për të dhe ka shumë pak sulmues në Europë që mund ta zëvendësojnë atë. Milik e di që do të ketë mbështetjen time, si njeri, ashtu dhe si futbollist”, tha Gattuso. Milik mund të largohet për një shumë rreth 40 milion euro, por ende asnjë ekip nuk ka shfaqur interes konkret./abcnews.al