Mund të konsumohet edhe pas 20 vitesh, ky është djathi me i fortë në botë

schedule12:31 - 6 Tetor, 2021

schedule 12:31 - 6 Tetor, 2021

I mbuluar me një “vello” të dendur mjegulle gri, fshati i largët i Himalajeve, Parvathy Kund duket i shkretë. Një nga të paktët njerëz që jeton aty është  një grua e moshuar, e ulur në derën e një shtëpie prej druri, e cila me një buzëqeshje pret të huajt duke i ofruar  djathë vendas, shkruan BBC

Chhurpi konsiderohet djathi më i fortë në botë. Një produkt tradicional i përgatitur nga blegtorët në zonat malore të Himalajeve Lindore, chhurpi është një djathë i pasur me proteina me një shije të tymosur. Është i prodhuar nga qumështi i chauri.

Djathi është si një çamçakëz i fortë, i cili zbutet ngadalë. Djathi është i ngurtë për shkak të klimës dhe jetësës së ashpër të Himalajeve. Një nga karakteristikat unike të djathit është se ka një përmbajtje të ulët lagështie. Kjo e bën shumë të vështirë të kafshohet, por gjithashtu ndihmon që djathi të ruhet dhe të konsumohet pas muajsh apo dhe vitesh.

 

Djathi fermentohet nga 6 deri në 12 muaj, thahet dhe ruhet në lëkurën e kafshëve. Pra fermentimi zgjat jetëgjatësinë e ushqimit, chhurpi është veçanërisht i përshtatshëm për vendet me lartësi të mëdha ku ka pak ushqime të freskëta dhe të pasura me proteina.

Ky lloj djathi shoqërohet me salcë kerri, supë dhe turshi.  Djathi mund ruhet deri në 20 vite./abcnews.al