“Mund të kisha kaluar tek Inter para dy vitesh”, Thuram: I lumtur që erdha te “zikaltërit”

schedule11:36 - 31 Korrik, 2023

schedule 11:36 - 31 Korrik, 2023

Ishte shumë pranë kalimit te “kuqezinjtë” e Milan, por në fund zgjodhi “zikaltërit” e Inter. Marcus Thuram është një nga afrimet e kësaj merkatoje vere të nënkampionëve të Evropës, i cili erdhi te këta të fundit si një transferim i lirë, pas përfundimit të kontratës me Borussia Monchengladbach.

Gjatë një intervistë, me prestigjiozen italien, “Gazzetta dello Sport”, Thuram fillimisht tregoi se mund të kishte kaluar që para 2 sezonesh te “zikaltërit”, ndërsa më tej foli për “kuqezinjtë” e Milan, si dhe për vërshëllimat që pret në “derbin e Madoninës”, pas refuzimit që u bëri “djajve” italianë.

“E kam imagjinuar veten që para dy vitesh me fanellën e Inter. Kur u dëmtova, “zikaltërit’ dhe menaxherët më ngushëlluan dhe më qëndruan shumë afër e diçka të tillë nuk mund ta harroja kështu që natyrisht do zgjidhja Interin.

E di që tifozët e Milanit janë mërzitur me mua, por nuk më intereson. Secili bën zgjedhjet e tij dhe unë e di pse e bëra zgjedhjen time. Nuk jam i mërzitur as për vërshëllimat në stadium sepse do të kishte gjithsesi”,- është shprehur Thuram, teksa duket shumë entuziast për “aventurën” e tij të re. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!