“Mund të jetë i rëndë”, Gasperini flet për dëmtimin e Gjimshitit

schedule12:10 - 25 Prill, 2023

schedule 12:10 - 25 Prill, 2023

Atalanta ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Romës të hënën mbrëma me shifrat 3-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë e vendasve, por në 12 minutat e fundit të ndeshjes ata mbetën pa mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti i cili u dëmtua.

Qendërmbrojtësi shqiptar mori një goditje, por që ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij. Pas ndeshjes trajneri Gian Piero Gasperini ka thënë se ekziston rreziku të ketë edhe thyerje në gishtin e këmbës.

“Mendoj se Gjimshiti mori një goditje të fortë në gishtin e madh të këmbës. Duhen testet për të provuar nëse bëhet fjalë për thjesht një goditje apo nëse kemi të bëjmë me një thyerje. Në ditët në vijim do ta shohim, por rreziku ekziston”, u shpreh Gasperini.

Ky sezon ka qenë me shumë ulje e ngritje për Gjimshitin, pikërisht për shkak të dëmtimeve të cilat nuk e lejuan mbrojtësin të kishte vazhdimësinë e sezoneve të kaluara./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!