Disa ushqime të gatuara nuk duhet të ngrohen kurrë, kudo, qoftë edhe në mikrovalë. Ngrohja ndryshon shijen, strukturën dhe vlerën ushqyese të ushqimit dhe disa ushqime mund të çlirojnë substanca që mund të jenë të dëmshme, veçanërisht për fëmijët.
Në disa ushqime, mbinxehja mund të shkaktojë formimin e baktereve të dëmshme, ndërsa në disa, ngrohja nuk rekomandohet për shkak të sasisë së proteinave që përmbajnë. Edhe pse me siguri e keni bërë disa herë, duhet të hiqni dorë nga ngrohja e këtyre ushqimeve.
Pula
Mishi i pulës përmban shumë më tepër proteina sesa mishi i kuq si viçi ose derri, dhe ngrohja i zbërthen këto proteina në grimca të çuditshme që mund të ndikojnë negativisht në tretje. Pra, nëse ju ka mbetur pulë nga dje, është më e sigurt ta hani atë të ftohtë.
Oriz
Nuk duhet ta ngrohni këtë ushqim me famë botërore. Megjithatë, është edhe më e rëndësishme ta ruani mirë pas trajtimit termik. Kjo do të thotë që orizi i gatuar nuk duhet mbajtur kurrë në temperaturën e dhomës për shkak të formimit të baktereve që i përshtaten temperaturës optimale të shtëpisë tuaj. Këto baktere mund të shkaktojnë probleme të zorrëve si diarre dhe të vjella.
Patate
Problemi i këtij ushqimi është se, ashtu si orizi, nuk duhet të lihet në temperaturën e dhomës pas gatimit (që e bëjmë të gjithë). Gjegjësisht, patatet janë të ndjeshme ndaj zhvillimit të bakterit Clostridium botulinum, i cili mund të shkaktojë botulizëm – një gjendje e rrallë por kërcënuese për jetën e shkaktuar nga toksinat e këtij bakteri.
Spinaqi
Kjo bimë jeshile ka shumë përfitime për trupin tuaj, por përveç lëndëve ushqyese pozitive, përmban edhe të dëmshëm. Nitratet janë komponime kimike që përdoren si plehra, herbicide dhe konservues. Perimet jeshile mbajnë sasi më të mëdha nitratesh. Ngrohja e këtyre ushqimeve rrit sasinë e tyre dhe mund të jetë e dëmshme për shëndetin e njeriut. /abcnews.al