“Mund të ishin shmangur mijëra viktima”, Conte dhe ministri i Shëndetësisë do të merren në pyetje për pandeminë

schedule14:08 - 27 Prill, 2023

schedule 14:08 - 27 Prill, 2023

Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte, dhe ish-ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza do të merren në pyetje nga gjykata e ministrave në Brescia më 10 maj, si pjesë e hetimit për mënyrën sesi e menaxhuan fazën e parë të pandemisë në shkurt të 2020-s.

Dokumentet e prokurorisë së Bergamos, e cila kreu hetimin për epideminë dhe moskrijimin e zonës së kuqe në Alzano dhe Nembro, u dërguan te kolegët nga Brescia, të cilët nga ana e tyre i dërguan ato në Tribunalin e Ministrave, të kryesuar nga gjyqtarja civile Maria Rosa Pipponzi dhe e përbërë nga dy gjyqtarë të tjerë civilë.

Për sa i përket hetimit të Bergamos, dyshimet për rëndim të epidemisë, vrasje të shumëfishtë, refuzimi i dokumenteve zyrtare dhe falsifikimi. Në qendër të hetimeve nuk janë vetëm rastet e vdekjes në godinat e kujdesit shëndetësor në Val Seriana, por edhe mos shpallja si zonë e kuqe.

“Do të ishin shmangur 4000 vdekje”, është teza e prokurorit mbi bazën e raportit teknik të profesor Andrea Crisanti.

Për hetimet në fjalë të dyshuarit janë 19, kryesisht zyrtarë të shëndetësisë në kohën e kryeministrit Conte.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!