Stërvitjen e rinisi vetëm dy ditë pasi u kthye. Për medalistin e bronzit në Kampionatin Europian, peshëngritësin kuqezi, Kristi Ramadani, pushimi zgjati vetëm të dielën e të hënën, ndërsa menjerë filloi puna për objektivat e radhës.
Kristi tregon vështirësitë që pati në Europianin në Moldavi, ku fitoi dy medalje bronzi.
“Kjo garë nuk me gjeti në formën time më të mirë, për shkak të një dëmtimi në gju. U detyra që për dy javë të mos bëja stërvitje dhe pjesën e mbetur të periudhës që na ngeli me stërvitje të reduktuar, rezultati ishte i mirë, medalje europiane. Ishte mundësiap për të marrë një medalje në shkëputje dhe për të ndërruar ngjyrën, por jam shumë i lumtur, vjet me medalje këtë vit me medalje”
Çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të kishte shkuar në Europian në formë të plotë?
“Nëse do isha në formën time maksimale do isha kampion Europe, sot do ishe me tre medalje ari në qafë, po fatit nuk ke cfarë i bën, duhet ta pranosh sic vjen duhet të jesh falenderues dhe nuk jam pishman, jam vetëm 24 vjec gjithë karrierën e kam përpara, mjafton të vijoj të stërvitem të kem të njëjtin pasion, disiplinë, vullnet dhe cdo gjë do shkojë në rrugën e duhur”
Në radhë është Botërori në tetor, ku medalja për momentin duket e vështirë.
“Botërori patjetër ka një ngarkesë akoma më të madhe, Olimpiada është komplet gjë tjetër. Jam besimplotë që nëse arrij të rikuperohem plotësisht dhe të arrij formën para dëmtimit, medalja nuk është e pamundur.”
Kampioni i Shqipërisë tregon sesa shumë punon, dhe kërkon vëmendje nga shteti.
“Ndonjëherë bëjmë edhe humor dhe themi po harrojmë të shohim njerëzit e shtëpisë se dy seanca në ditë, 8 orë stërvitje. Ligjet janë të mira, shpërblimet e vitit të kaluar kanë kaluar. Sa i përket gradës akoma nuk më është dhënë, nuk e di pse. Shpresoj të zgjidhet sa më shpejt. Grada nënkolonel, duhet ta marr se e përfshin ligji i shpërblimit, vendim i Këshillit të Ministrave dhe më takon.”/abcnews.al

