Mund të plasë lufta sërish: Kryeministri armen trondit botën

schedule16:09 - 30 Nëntor, 2020

schedule 16:09 - 30 Nëntor, 2020

Sonte në mesnatë mbushet afati final, brenda të cilit Armenia duhet të tërhiqet plotësisht nga territori i Azerbajxhanit, përfshi edhe Nagorni Karabakhun.

Trupat azere kanë marrë tashmë nën kontroll pjesën më të madhe të shtatë rajoneve që mbaheshin të pushtuara nga Armenia, ndërsa kanë konsoliduar prezencën e tyrenë territoret e Nagorni Karabakhut, të cilat ua morën po ashtu armenëve gjatë 44 ditëve luftë.

Përballë reagimit të ashpër të qytetarëve, kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan bëri disa paralajmërime të forta duke thënë se janë përballë një situate që mund të sjellë një tjetër luftë.

“Na thonë pse tërhiqeni nga shtatë rajonet? Ccfarë të bëjmë? Nëse nuk tërhiqemi rifillon sërish lufta dhe bota do të na shohë si nxitës të konfliktit. Ne bëmë një marrëveshje dhe i dhamë fund luftës”, tha Pashniyan.

Tre javë më parë, Armenia dhe Azerbajxhani bënë një marrëveshje me negociimin e Rusisë për tërheqjen e armenëve nga Nagorni Karabakhu dhe futjen e rusëve si paqeruajtës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!