Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, tha në një intervistë për mediat në Maqedoni se po të mos ishin shqiptarët, LSDM sot nuk do të ishte në pushtet. Ai theksoi se pikërisht për këtë shkak, koncepti i kësaj partie, “shoqëri për të gjithë” i ka dhënë rezultatet e veta.
Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, tha në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, se pa shqiptarët, LSDM nuk do të ishte në pushtet. Duke folur për ngjarjet politike në vend dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, ai theksoi se pikërisht për këtë shkak, koncepti I LSDM-së,“shoqëri për të gjithë” i ka dhënë rezultatet e veta.
Zekiri tha gjithashtu se pas ardhjes së LSDM-së në pushtet, nuk kanë ndodhur aksione policore dhe rrahje e shqiptarëve./abcnews.al