Mueller përgënjeshtron lajmin: Trump nuk detyroi avokatin të gënjente

schedule22:41 - 19 Janar, 2019

schedule 22:41 - 19 Janar, 2019

Artikulli i një dite më parë sipas të cilit presidenti amerikan Tramp i ka kërkuar ish-avokatit të tij Kohen të gënjente para Kongresit Amerikan është i rremë. Deklarata është bërë nga zyra e Prokurorit Special për Russiagate, Robert Mueller.

prokurori special i cështjes Russiagate, Robert Mueller ka përgënjeshtruar artikullin e BazzFid, sipas të cilit presidenti amerikan Donald Trump kishte urdhëruar avokatin e tij Majkëll Kohen që të gënjente para kongresit amerikan për projektin mbi ndërtimin e një kulle Tramp në Moskë. Sipas tij përshkrimi i BazzFid të deklaratave në zyrën e prokurorit special dhe karakterizimi i dokumenteve të marrë nga kjo zyrë për sa i përket dëshmisë në Kongres të Kohen, nuk janë të sakta.

Një ditë shumë e trishtueshme për gazetarinë por një ditë e madhe për vendin tonë, shkruajti në profilin e tij Tuiter kreu i Shtëpisë së Bardhë pasi prokurori speciale Mueller ndërhyri me anë të zëdhënësit të tij për të rrëzuar artikullin e një dite më parë. Tramp shtoi se lajmet e rreme janë armiku i vërtetë i popullit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!