Laçi sot mori një fitore të madhe ndaj teutës. Mentor Mazrekaj edhe një herë tregoi se është një nga më të mirët e Superiores, teksa përfitoi nga një gabim i Teutës dhe i dha fitoren skuadrës së Shpëtim Duros. Pas ndeshjes ai foli për Supersport dhe lavdëroi paraqitjen e shokut të tij, Ardit Deliu.
“As në ëndrrat më të mira nuk e kisha menduar këtë start. Shpresoj të vazhdoj në të njëjtin ritëm. Lojtari më i mirë i ndeshjes së sotme? Ardit Deliu. Rritje rroge ose rinovim? E falënderoj shumë për mundësinë që më ka dhënë presidenti, jam në rregull me gjithçka këtu”, tha Mazrekaj.
Ndërkohë, Tirana arriti të fitojë me vështirësi ndaj Apolonisë dhe lojtarii ndeshjes u shpall Muçi. Talenti bardheblu pas ndeshjes foli për “Gol pas Goli” dhe tregoi rreth të ardhmes së tij.
“Trajneri na ka thënë se lojtarët që kanë më shumë teknikë të marrin topin dhe të krijojnë. E mora dhe e bëra. Këtë herë e bëra unë në ndeshjen tjetër mund të asistojë Seferi. Jemi më mirë dhe ndihemi të motivuar.
E ardhmja? Unë nuk di shumë gjëra. Presidenti është i hapur për çdo lloj negociate, thjesht ai do të më të mirën për klubin. Merkatoja mbyllet nesër do të shohim çdo të ndodhë”, përfundoi Muçi. /abcnews.al