Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Muçi shkon në Botëror”/ Ish-futbollisti turk, Erman Ozgur, lavdëron fort shqiptarin

schedule13:17 - 9 Shkurt, 2026

schedule 13:17 - 9 Shkurt, 2026

Ka arritur në ato nivele saqë gjithkush beson tek ai. Gol pas goli, e ndeshje pa ndeshjeje, Ernest Muçi ka fituar besimin tek vetja, por edhe vlerësimin e të tjerëve, ndërsa statistikat rriten çdo javë.

Pas paraqitjes së shkëlqyer në Superligën e Turqisë, në fitoren 3-0 ndaj Samsunsporit jashtë fushe, ishte ish-futbollisti turk, Emran Ëzgur, që shprehu superlativat e radhës për yllin kuqezi.

Në një emision televiziv pikërisht pas ndeshjes, Ëzgur, deklaroi se me këtë formë që ka Muçi, Trabzonspori bën mirë t’ia blejë sa më shpejt kartonin, dhe se do të shpenzojë vërtet 8 milionë euro, por mund të fitojë më pas 20 deri në 25 milionë nëse do të vendosë ta transferojë.



Nga ana tjetër, analisti turk beson se Muçi do të ndihmojë edhe kombëtaren e Shqipërisë në plej ofin e Kupës së Botës, fillimisht në gjysmëfinale ndaj Polonisë në Varshavë, e pastaj në finalen e mundshme për të qenë në Botëror.

Ernest Muiçi shënoi dhe shërbeu asist në stadiumin e Samsunsporit, dhe ishte më i miri në fushë. Në total, ai ka 9 gola e 4 asistë në vetëm 11 ndeshjet e fundit në Superligën e Turqisë, si dhe 3 gola e dy asistë në 4 ndeshje të Kupës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!