Muçi shkëlqen në derbi, “ylli” i Kombëtares gjen rrjetën ndaj Galatasaray

schedule20:16 - 28 Tetor, 2024

schedule 20:16 - 28 Tetor, 2024

Rezultatin nuk mundi ta ndryshonte ama “gjurmën” e tij e la.

Pas më shumë se dy muajsh “pushim”, “fantazisti” i Kombëtares shqiptare dhe Besiktas, Ernest Muçi është rikthyer me gol, me fanellën e klubit të tij, në një ndeshje të madhe, siç ishte edhe derbi kundër “Luanëve” të Galatasaray.

Sulmuesi 23-vjeçar hyri në fushë në minutën e 68’-të, me rezultatin që kishte shkuar në 2-0, pas golave të Davinson Sanchez dhe Victor Osimhen, mirëpo në minutën e 94’-të arriti të “çlirohej”, duke i krijuar pak hapësirë vetes në cepin e zonës dhe me një goditje potente dërgoi topin në rrjetë.

Ky gol ishte i dyti për Muçin këtë sezon, ku ka arritur të regjistrojë edhe 1 asist, në shtatë sfidat e aktivizuara në kampionat. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!