Muçi ndryshon skuadër/ Ylli kuqezi ka fshirë emrin Besiktas nga rrjetet e tij sociale

schedule12:38 - 12 Qershor, 2025

schedule 12:38 - 12 Qershor, 2025

Duket se i ka ardhur në majë të hundës. Nuk janë kohët më të mira të mundshme për Ernest Muçin, as në kombëtaren shqiptare dhe as në klubin e tij Beshiktash, e duket se ka ardhur momenti për të marrë një vendim.

Të përditshmet turke shkruajnë se ylli kuqezi është I mërzitur në Stamboll për shkak të aktivizimit të paktë, dhe duket I vendosur për t’u larguar.

Gazeta sportive, “Foto Maç” ka një artikull ku tregon se Muçi ka hequr emrin “Beshiktash” nga faqja e tij në Instagram, diçka që flet vetë,

Sipas kësaj medieje, një klub I madh europian e kërkon shqiptarin në huazim.

Një titull edhe më të fortë ka e përditshmja tjetër, “Hyrrijet”.

“Nuk qendroj atje ku nuk më duan”, mësohet të ketë thënë lojtari i talentuar i krahut.

Beshiktashi shpenzoi rreth 10 milionë euro tek Legia e Varshavës për kartonin e Muçit, dhe besohet se do të donte të fitonte 12 milionë në rast largimit.

Futbollisri 23-vjeçar në një sezon e gjysmë në Turqi ka 55 ndeshje, me 11 gola e 4 asistë, ndërsa pati më shumë hapësirë edicionin 2023-2024, e më pak në këtë që sapo u mbyll.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!