Muçi me “valixhe në duar”, Besiktas kërkon 20 milionë euro për kartonin e shqiptarit

schedule17:56 - 23 Korrik, 2024

schedule 17:56 - 23 Korrik, 2024

U dallua mjaft në sezonin e shkuar.

Ernest Muçi shënoi gjithsej 13 gola për ekipet e klubeve, dhe kartoni i tij ka qenë i kërkuar në treg që në janar të këtij viti dhe përfundimisht, atë e siguroi Besiktas, pasi pagoi polakët e Legia Warza plot 10 milionë euro, më shumë sesa vlera hipotetike e kartonit.

Gjithsesi, edhe klubi i Superligës turke jeton në një realitet ku gjithçka është në lëvizje dhe drejtuesit e tij po bëjnë plane edhe me Muçin në ekip, edhe me një transferim të mundshëm të futbollistit të kombëtares shqiptare.

Presidenti Hasan Arat dhe zëvendësi i tij Huseyin Yucel, kanë informuar se Muçi është i kërkuar, se ka klube të interesuar për të, ndonëse ende nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare dhe në rast largimi të 23-vjeçarit, drejtuesit e Besiktas synojnë sulmuesin Anderson Talisca që luan në Arabinë Saudite.

Muçi shënoi 3 gola në 13 ndeshje në Superligën turke, të cilave u shtoi edhe një gol në Kupën e Turqisë, të cilën Besiktas e fitoi.

Natyrisht, klubi nga Stambolli e mori pas shkëlqimit me Legia Warzaw, për të cilën shënoi 9 gola në Superligën e Polonisë dhe në Conference League, ku me performancat e tij kundër Aston Villa zgjoi edhe interesimin e anglezëve për ish-“yllin” e “Bardhebluve”, të Tiranës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!