Ernest Muçi shënoi një gol të madh në Superligën e Turqisë, duke siguruar fitoren e skuadrës së tij.
Ylli shqiptar u tregua i shkëlqyer, edhe pse hyri në lojë në pjesën e dytë duke vulosur rezultatin 4-3 për ekipin e tij, Trabzonspor, që po luante jashtë fushe.
Kjo ndodhi në minutën e 11-të shtesë. Muçi shënoi gjithsej dy gola në këtë ndeshje, edhe pse u aktivizua pak më shumë se gjysmë ore. Këto ishin rrjetat e tij të para për Trabzonsporin këtë sezon.
Lojtari sulmues i krahut ka mundësi të fitojë titullin kampion në Turqi, pasi ekipi I tij është vetëm 4 pikë prapa kreut të renditjes, ndonëse trajneri Silvinjo nuk e ka ftuar në kombëtare në 6 ndeshjet e fundit./abcnews.al

