Muçi e Rashica nuk mjaftojnë, Besiktas “bie” në transfertën e Gaziantep

schedule21:16 - 11 Mars, 2024

schedule 21:16 - 11 Mars, 2024

Kanë në skuadër emra të talentuar në sulm, si Ernest Muçi e Milot Rashica, por sërish nuk kanë mjaftuar për të mundur, një nga skuadrat, që rrezikojnë rënien nga elita e futbollit turk, me “Shqiponjat e Zeza” të Besiktas, që janë mundur pasditen e kësa të hëne, në transfertën e Gaziantep, në përballjen e vlefshme për javën e 29-të të Turkiye Superlig.

Golat e rumunëve, Deian Sorescu, në minutën e 9’-të dhe Denis Dragus në minutën e 85’-të vendosin fatin e takimit në të mirë të vendasve, teksa vlen të përmendet edhe një penallti e humbur nga Tosun në minutën e 90’-të  për mysafirët, duke i prezantuar djemtë e teknikut, Fernando Santos, me disftaën e radhës të këtij sezoni.

Falë këtij rezultati, skuadra e Besiktat mbetet në vendin e 4-t, të tabelës, me 46 pikë të grumbulluara deri më tani, 3 më pak se skuadra e Trabzonspor, teksa rrezikon jo pak prezencën në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm, ndërsa Gaziantep ngjitet në vendin e 15-të, me 31 pikë, vetëm një më pak se Konyaspor i Sokol Cikalleshit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!