Muça: Tirana më mungon, shoh 5 ekipe për titullin. Ngoo? I pazëvendësueshëm

schedule22:57 - 26 Tetor, 2020

schedule 22:57 - 26 Tetor, 2020

Gent Muça u largua nga Tirana dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën te Prishtina në IPKO Superligën e Kosovës. Ish-kapiteni i bardhebluve dhe një prej idhujve të tifozëve të Tiranës, ka prekur disa tema në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC News.

Sigurisht që më mungon Tirana, më vjen keq për të gjithë futbollistët. Hall kishim Covidin, tani u shtua edhe një hall tjetër, pasi gara nuk ka nisur akoma. Nuk ka shumë kohë që jam shkëputur, Tirana është më e përgatitur më shumë se të tjerët, ka pasur aktivitet deri në shtator.

Miqësoret nuk mjaftojnë, vjen një moment që bëhen monotone dhe kthehen si stërvitje. Tirana? E shoh pretendente, por tashmë janë shtuar katër skuadra për titullin, pa përjashtuar edhe Partizanin.

Nuk e di si janë zhvilluar negociatat me Ngoo. Sigurisht që një pikë referimi si ai është e vështirë për t’u zëvendësuar, sidomos për atë që dha në fushë.

Prishtina? Shyqyr Zotit që po luajmë këtej. Ligji i Sponsorizimit është zgjidhur me kohë këtu, madje ka dhënë efektet. Është Lilaj këtu, Mici, së fundmi u bashkua edhe Gavazaj“, deklaron ish-kapiteni i Tiranës. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!