Muajt e Jasir Asanit/ Ylli i Kombëtares ka 7 gola dhe 2 asiste në 60 ditë

schedule12:44 - 8 Tetor, 2024

schedule 12:44 - 8 Tetor, 2024

Kombëtarja është shumë e lumtur me të, por edhe ndoshta i shpëtoi karrierën. Jasir Asani është sot në formë të shkëlqyer në Korenë e Jugut, ndërsa u desh të thirrej nga Silvinjo për në Kampionatin Europian, që atje në Azinë e Largme të kujtoheshin se për çfarë lojtari bëhet fjalë.

Lojtari ofensiv i krahut shënoi dhe asistoi në miqësoren ndaj Lihtenshtajnit, dhe pastaj ishte protagonist në fazën finale në Gjermani.

Gjithmonë titullar, shërbeu asistin për golin e parë ndaj Kroacisë në fazën e grupeve, shënuar nga Qazim Laçi, në barazimin historik 1-1.

Kaq u desh që përjashtimi nga skuadra e tij, Kuangju, në Korenë e Jugut, të merrte fund. Asani rigjeti veten duke shënuar dy gola radhazi në Ligën koreanojugore, në ndeshjen e tretë që aktivizohej.

Ishte ai që vendosi fatin e duelit ndaj rivalit, Xheonbuk. Nëntë ditë më pas, në 18 gusht, realizoi në humbjen 2-3 në sfidën e luajtur sërish jashtë fushe në Ganguon.

Më pas, erdhi spektakli në Championsin e Azisë. E jashtëzakonshme paraqitja kundër japonezëve të Jokohamës, ish-nënkampionë të kontinentit. Futbollisti I lindur në Shkup jo vetëm që shënoi 3 gola dhe shërbeu një asist, por dy prej rrjetave të tij ishin të veçanta, sipas specialitetit të tij me gjuajtje nga largësia.

Në sfidën e dytë në grup, atë ndaj ekipit tjetër japonez, Kuasaki, nuk është se ishte qiellor, veçse goli I tij siguroi fitoren 1-0. Për momentin, Asani është shënuesi më I mirë I Ligës së Kampionëve këtë sezon. Goli I fundit I tij u shënua në fitoren 3-1 në kampionat kundër Seulit, ndeshje në të cilën u aktivizua vetëm 45 minuta. Një Jasir Asan I tillë shpresohet që edhe në kombëtare të kthehet në atë që shkëlqeu në eliminatoret e Kampionatit Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!