Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Xhamitë e Fushë Krujës mbushen plot me besimtarë myslimanë

schedule20:10 - 29 Mars, 2025

schedule 20:10 - 29 Mars, 2025

Muaji i Ramazanit konsiderohet një nga festat më të shenjta për besimtarët myslimanë dhe për qytetarët e fushë Krujës, ky muaj ka një rëndësi të veçantë.

Çdo vit, Xhamitë e Fushë Krujës janë të mbushura me besimtarë të shumtë, të cilët falin namazet dhe agjërojnë me devotshmëri.

“Me të thënë të drejtën mendoj e kanë ndjerë dhe të tjerë, këtë vit ka pasur më shumë agjërues se vitet e tjera. Shoh shumë të rinj që kanë agjëruar, që kane ardhur për herë të parë në xhami. Kjo është mirësi e Zotit, njerëzit duhet ta kuptojnë që është e domosdoshme kthimi te ana shpirtërore. Këtu kemi edhe nxënës shkollash i pyesim shpesh, shumica vijnë, prezenca e tyre është mirësi e Zotit, islami nxit që fëmijët ta kenë me dëshire agjërimin.”

Kjo periudhë, përveç se është një mundësi për pastrimin shpirtëror dhe forcimin e lidhjes me Zotin, është gjithashtu një mundësi për të forcuar lidhjet shoqërore dhe familjare, veçanërisht kur besimtarët mblidhen për të ndarë iftarin, një akt i shenjë i solidaritetit dhe mikpritjes.

“Në rrethinat e Fushë Krujës është hapur një tradite e mirë shtrojnë iftare të përbashkëta të mëdha, bëhet fjalë për iftare 300-400 veta. Po i bëjnë njerëzit me financimet e tyre. Është traditë shumë e mirë dhe ishallah vazhdon kështu. Në çdo familje ka një agjërues. Kjo është e sigurt. Zoti i madh na jep shpërblimin.”

Një nga historitë më mbresëlënëse dhe inspiruese që është ndarë nga Xhamia e Fushë Krujës është ajo e familjes Babasi. Ky fis është i njohur për devotshmërinë dhe sakrificat që ata bëjnë për të ruajtur traditat e besimit islam. Saba Babasi, njëri nga 8 vëllezërit e familjes, tregon për një traditë që ka kaluar nga brezi në brez, dhe që është vazhduar me shumë përkushtim nga fëmijët dhe pasardhësit e familjes.

Për një tjetër besimtar, muaji i ramazanit ka përfitime aq të mëdha për trupin e njëriut sa është njësoj si të kryesh operacion pa bisturi.

Hoxha Muharrem Vrana ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e tij për besimtarët e devotshëm që agjërojnë dhe kryejnë veprat e mira gjatë këtij muaji të shenjtë.

Muaji i Ramazanit është një mundësi për çdo besimtar që të forcojë lidhjet me Zotin dhe të mundohet të bëjë vepra të mira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!