Muaji i Ramazanit në kohë pandemie, si do të festojnë besimtarët myslimanë këtë vit

schedule19:23 - 24 Prill, 2020

schedule 19:23 - 24 Prill, 2020

Myslimanët në mbarë botën do të kalojnë muajin e shenjtë të Ramazanit nën mbyllje dhe kufizime të forta për shkak të shpërthimit të koronavirusit që ka paralizuar vendet e tëra. Pqër të gjithë besimtarët Ramazani është muaji më i shenjtë, në të cilin ata agjërojnë gjatë orëve të ditës, luten dhe ndajnë gjithashtu ushqimet për komunitetet.

Ky do të jetë një ndër muajt më të veçantë të agjërimit pasi besimtarët janë mësuar që në syfyre dhe iftare të bëhen bashkë.

Si do të jetë agjërimi ketë vit pandemie?

Gjatë muajit të shenjtë, myslimanët zgjohen herët për të ngrënë një vakt para agimit të quajtur syfyr dhe e prishin agjërimin e tyre pas perëndimit të diellit me një vakt të quajtur iftar.

Prishja e agjërimit është zakonisht një çështje lokale. Është e zakonshme që xhamitë të organizojnë iftare, veçanërisht për të varfrit. Por, për shkak të pandemisë, e cila është përhapur në 185 kombe, shumë vende këtë vit kanë këshilluar qytetarët që të shmangin tubimet e mëdha dhe të kenë syfyr dhe iftar individualisht ose me familjen në shtëpi.

Në Egjipt për shembull, të gjitha aktivitetet e Ramazanit, përfshirë iftaret e grupeve dhe tryezat e bamirësisë, janë të ndaluara.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka këshilluar përdorimin e alternativave virtuale, aty ku është e mundur, për tubime sociale dhe fetare. Tregjet e muajit të Ramazanit me stalla që shesin ushqim, pije dhe rroba, zakonisht nuk lejohen në Malajzi, Brunei dhe Singapor.

A mund të luten njerëzit akoma bashkë?

Lutjet në grupe janë të ndaluara në disa vende, dhe shumë xhami janë mbyllur përkohësisht.  Arabia Saudite ka pezulluar lutjet speciale të Taraëih në mbrëmje në xhami, siç është edhe Jordania, duke u kërkuar qytetarëve t’i bëjnë ato në shtëpi.

Në Iran, një nga vendet më të goditura në rajon, Udhëheqësi i Lartë Ayatollah Ali Khamenei gjithashtu u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin lutjet kolektive. Në shtetin malajzian të Selangor, sulltani ka pezulluar aktivitetet fetare në xhami deri të paktën më 31 maj.

Ndërkohë, Pakistani do të lejojë lutjet e xhematit në xhami gjatë Ramazanit, por adhuruesit duhet të mbajnë një distancë prej dy metrash (gjashtë metra) nga njëra-tjetra dhe inkurajohen të sjellin “shtrojet” e tyre të lutjes.

Ndërkohë Xhamitë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë do të bëjnë predikime të drejtpërdrejta, recitime kuranore dhe lutje. Myslimanët gjithashtu do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ligjëratat fetare përmes aplikacionit të konferencave me video Zoom, Facebook dhe YouTube./abcnews.al