Muaji i ramazanit/ Kryegjyshi i Bektashinjve: Në këtë kohë pandemie të lutemi për durim, paqe e dashuri

schedule19:19 - 23 Prill, 2020

schedule 19:19 - 23 Prill, 2020

Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka përcjellë mesazhe për të gjithë besimtarët para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në këtë muaj të bekuar Ramazani, Kryegjyshi i Bektashinjve i bën thirrje të gjithë besimtarëve që në këtë kohë pandemie të lutemi për të pasur durim, paqe e dashuri.

Po përballemi me nje virus që merr jetë njerëzish, por gjatë kësaj situate populli shqiptar ka dalë faqebardhë. Edhe në këtë muaj ne do i lutemi Zotit të na japë paqe, durim e mirësi për të përballuar këtë situatë qe po kalon e gjithë bota. Unë uroj dhe bekoj të gjithë se me dëshirë duhet të dorëzohet trupi te perëndia për të pasur paq1e në familje tona”, është shprehur Kryegjyshi i Bektashinjve . /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!