Muaji i mjaltit u kthye në tragjedi/ Në autobusin e rrëzuar në Itali ishte edhe një çift i sapomartuar, vajza shtatzënë ndërroi jetë

schedule22:01 - 4 Tetor, 2023

schedule 22:01 - 4 Tetor, 2023

Mes personave që po udhëtonin me autobusin që u rrëzua në Mestre të Italisë mbrëmjen e së martës ishin edhe një çift i sapomartuar kroat. Antonela Perkoviç dhe Marco Bakoviç, u martuan vetëm 20 ditë më parë. Antonela, 24 vjeçe, ndërroi jetë nga aksidenti tragjik, ndërsa Marko ndodhet në spital.

Antonela, sipas mediave kroate, ishte shtatzënë. Çifti ishte në muajin e mjaltit dhe kishte zgjedhur Venedikun si ndalesën e fundit të udhëtimit të tyre. Prezenca e dy të rinjve në autobus është raportuar nga faqja kroate e lajmeve 24Sata.hr, duke shpjeguar se ata vijnë nga zona e Splitit.

Grupi në autobus përbëhej nga njerëz të kombësive të ndryshme: gjermanë, ukrainas, austriakë, të paktën një francez dhe spanjollë. Disa familje ishin me pushime bashkë, të tjerat nuk njiheshin dhe i bashkoi fati tragjik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!