MSH paralajmëron bizneset: Po ju vëzhgojmë! Respektoni masat që të mos bëjmë hapa pas

schedule15:09 - 27 Maj, 2020

schedule 15:09 - 27 Maj, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar të gjithë bizneset e hapura në tre fazat e lirimit të masave që të respektojnë protokollet higjieno-sanitare.

MSH thotë se po vazhdon monitorimi në terren për parandalimin e Covid-19, ndërkohë që bën thirrje për ndërgjegjësim nga të gjithë në mënyrë që të mos jemi të detyruar të bëjmë hapa pas.

“Strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor po monitorojnë në terren bizneset dhe institucionet për zbatimin e protokolleve të miratuara nga ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik për parandalimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në kuadër të rihapjes graduale.

Stafet e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në të gjithë vendin po këshillojnë edhe qytetarët për zbatimin e distancimit social dhe atë të higjienës personale me qëllim mbrojtjen nga COVID-19.
Duhet ndërgjegjësim nga të gjithë në mënyrë që rihapja graduale të jetë e suksesshme dhe të mos bëjmë hapa pas”,njofton Ministria e Shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!