Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në kuadër të situatës pandemike në të cilën ndodhet vendi ka bërë thirrje për më shumë kujdes.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministria kërkon respektimin e distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.
Ndër të tjera në apelin e tij kërkon dizinfektimin e objektëve që prekim dhe duhet të shmangim shtrëngimin e duarve.
“Parandaloni përhapjen e COVID-19
Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.
Dezinfektoni objektet që prekni dhe shmangni shtrëgimin e duarve.
Mbroni shëndetin dhe mos e ulni asnjë moment vigjilencën për zbatimin e rregullave me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit”, shkruan ministria./abcnews.al
? Parandaloni përhapjen e COVID-19 ?
⚠️ Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave…Posted by Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale on E premte, 13 Nëntor 2020