Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mrekullia” amerikane e Uzunit/ Sulmuesi i Kombëtares shënon një gol të veçantë në SHBA

schedule14:32 - 12 Prill, 2026

schedule 14:32 - 12 Prill, 2026

Nuk është se bënë shumë këtë herë. Gjithsesi, lojtarët shqiptarë në të gjithë botën janë kaq të shumtë, saqë gjithmonë do të dalë dikush që do të dallohet. Më I miri këtë herë ishte Myrto Uzuni që shënoi një gol të veçantë në Ligën Profesioniste të Futbollit Amerikan.

Skuadra e tij, Ostin, u mund në fushën e vet nga LA Galaksi, por sulmuesi kuqezi e shpëtoi veten me një rrjetë të bukur dhe të menduar. Pesë minuta para fundit, Uzuni realizoi me zgjuarsi për 1-2.

Beratasi ka një sezon jo edhe aq të shkëlqyer, por gjithsesi të mirë me dy gola e një asist në 7 ndeshje. Berat Gjimshiti ndërkaq e pati të vështirë në Serinë A, në sfidën që Atalanta e tij e humbi në shtëpi ndaj Juventusit.



Qendërmbrojtësi nuk mundi të reagonte në momentin e golit të Juventusit shënuar nga Boga. Gjithsesi, kapiteni I Shqipërisë luftoi dhe pati mundësi duke rrezikuar me kokë, edhe pse nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.

Humbja në shtëpi dëmtoi shumë shanset e Atalantës që tani nuk ka mundësi praktike për të shkuar në Champions, por duhet të luftojë për të qenë pjesë e kupave të Europës. Ditë e vështirë edhe për Ardian Ismajlin, edhe pse ai pretendoi për faull ndaj tij në rastin e golit të Veronës shënuar nga Boui.

Torino arriti të fitonte dhe Ismajli ishte 90 minuta në fushë duke marrë edhe të verdhë. Së fundi, duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara, atje u dallua një ish-lojtar I ekipeve kombëtare shqiptare të moshave.

Adoleshenti Adri Mehmeti shënoi gol në ndeshjen që skuadra e tij Nju Jork Red Bulls e barazoi 2-2 me Inter të Majemit. Superylli Lionel Mesi nuk mundi të dilte fitues këtë herë nga fusha, pasi Mehmeti 17-vjeçar realizoi për 2-2 në 77’, ndërsa luajti titullar e deri në fund/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!