Mrekulli, mjekët i heqin thikën e ngulur në kokë ruses

schedule10:11 - 19 Prill, 2023

schedule 10:11 - 19 Prill, 2023

Një mrekulli është cilësuar shpëtimi i një vajze ruse, pasi mjekët arritën ta shpëtonin duke i hequr një thikë 25 cm nga koka.

Vajza u dërgua në një spital në Vladivostok, në skajin lindor të Rusisë në Oqeanin Paqësor, në gjendje relativisht të mirë, por me thikën e ngulur në kokë por që fatmirësisht nuk i kishte prekur asnjë pjesë jetike.

“Ishte një aksident. Çuditërisht, vajza ishte e vetëdijshme dhe madje mund të fliste”, tha spitali për agjencinë ruse të lajmeve RIA.

Një zëdhënës i spitalit shpjegoi se tehu hyri në kafkë 45 mm, pa goditur një enë të vetme të madhe gjaku ose një pjesë vitale të trurit.

“Nëse thika do të ishte devijuar disa centimetra në ndonjë drejtim, pacientja jonë mund të kishte vdekur në vend ose të mbetej me probleme”, tha neurokirurgu Ivan Radkov.

Operacioni zgjati më pak se një orë dhe përfundoi me sukses.

Sipas mjekëve, vajza është në gjendje të mirë shëndetësore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!